Teknologjia në futboll, FIFA teston pozicionin jashtë loje automatik

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 16:11 | Futboll
Teknologjia në futboll, FIFA teston pozicionin jashtë loje automatik

Pas sistemit VAR, FIFA ka nisur të testojë teknologjinë gjysmë-automatike të pozicioneve jashtë loje.

Konfederata botërore e futbollit i cilësoi “të suksesshme provat” e realizuara gjatë Botërorit për Klube me sistemin e ri, të quajtur SAOT.

Sipas FIFA-s, testimi i zhvilluar në Abu Dhabi ishte dizenjuar që t’i mundësojë spektatorëve të pranishëm në stadium informacion të detajuar për vendimet që merren gjatë pozicioneve jashtë loje.

Kjo risi teknologjike nisi të përdorej prej vitit të kaluar, në Kupën Arabe, dhe do të vazhdojë të testohet, për të qenë plotësisht funksionale për Kupën e Botës 2022, në Katar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos