Si asnjëherë më parë, publikohen këngët e Festivalit në RTSH

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 15:41 | Showbiz
Si asnjëherë më parë, publikohen këngët e

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar këngët të prezantoheshin më herët.

Këtë edicion të 58 të Festivalit, një formulë e re e konkurrimit, prezantimit, por edhe e konceptimit të kësaj feste muzikore, na mundëson të njihemi me pretendentët që duan të shkojnë në Eurovision.

Pritet që përgjatë gjithë ditës, publiku të jetë njohur me materialet muzikore të këtyre 20 artistëve në platformën “Youtube”, në faqen që i dedikohet Eurovision-it, aty ku edhe gjenden produksionet të shoqëruara me fotot e artistëve pjesëmarrës.

Festivali do të zhvillohet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve dhe përveç këngëve pjesëmarrëse do të ketë edhe artistë të ftuar, midis tyre këngëtarja Giusy Ferreri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos