Kur flitet për stilin e jetesës amerikane, natyrshëm të vjen në mend gjallëria dhe ritmet e çmendura të Nju-Jorkut, ose stili më i qetë i Kalifornisë.
Kjo e fundit, prej dekadash, ka qenë simboli i standardit të jetesës, të një shoqërie më tolerante dhe liberale, të plazheve të gjera, dhe natyrisht të vilave madhështore ku banojnë yjet e Hollivudit. Një parajsë edhe ekonomike, ku sipërmarrjet e reja të përqendruara teknologjike në Silicon Valley kishin bërë të mundur që shteti perëndimor i SHBA-së të përfaqësonte rreth 1/5 të GDP-së amerikane.
Por ky vizion romantik i një prej shteteve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nevojë për një përditësim rrënjësor, dhe fatkeqësisht jo për mirë.
Kur flitet për stilin e jetesës amerikane, natyrshëm të vjen në mend gjallëria dhe ritmet e çmendura të Nju-Jorkut, ose stili më i qetë i Kalifornisë. Kjo e fundit, prej dekadash, ka qenë simboli i standardit të jetesës, të një shoqërie më tolerante dhe liberale, të plazheve të gjera Natyrisht, Kalifornia asociohet edhe me vilat madhështore ku banojnë yjet e Hollivudit Sipërmarrjet e reja të përqendruara teknologjike në Silicon Valley kishin bërë të mundur që shteti perëndimor i SHBA të përfaqësonte rreth 1/5 të GDP-së amerikane Por ky vizion romantik i një prej shteteve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nevojë për një përditësim rrënjësor Në rrugët kryesore të San Franciscos dhe Los Angeles, çdo ditë e më shumë pikasen çadra të dimensioneve dhe ngjyrave të ndryshme Nuk bëhet fjalë vetëm për emigrantët e shumtë pa dokumente që kalojnë përditë kufirin meksikan Një pjesë e mirë e tyre janë shtetas amerikanë, që nuk kanë më mundësi të paguajnë qiranë e banesës Mesatarja e kostos së një shtëpie në Kaliforni është e vlerësuar në rreth 700 mijë dollarë, gati 19% më shumë se nga fundi i 2019 Investimet e shumta nga e gjithë bota e kanë zvogëluar së shumti mundësinë e shtëpive në tre Politikat e ndërtimit kanë dështuar të shuajnë urinë e tregut Shumë kanë humbur burimin e të ardhurave, kanë shitur banesat e tyre dhe nuk arrijnë të blejnë diçka tjetër Situata u përkeqësua shumë në krizën ekonomike të 2008 dhe pandemia e fundit i dha vulën finale Ndërkohë, ndryshimet klimatike kanë goditur rëndë Kaliforninë Zjarret masive kanë rrezikuar jetën e mijëra banorëve, duke shkatërruar po aq banesa dhe sipërmarrje Liqenet po thahen, duke nxjerrë jashtë funksionit varkat që e popullonin
Në rrugët kryesore të San Franciskos dhe Los Anxhelosit, çdo ditë e më shumë pikasen çadra të dimensioneve dhe ngjyrave të ndryshme, të ngritura buzë rrugës, dhe të banuara tashmë nga mijëra persona. Nuk bëhet fjalë vetëm për emigrantët e shumtë pa dokumente që kalojnë përditë kufirin meksikan.
Një pjesë e mirë e tyre janë shtetas amerikanë, që nuk kanë më mundësi të paguajnë qiranë e banesës, dhe aq më shumë të blejnë një shtëpi tyren.
Mesatarja e kostos së një shtëpie në Kaliforni është e vlerësuar në rreth 700 mijë dollarë, gati 19% më shumë se nga fundi i 2019, para se pandemia të ndryshonte botën. E njëjta rritje shënohet edhe në tregun e qirasë, me një mesatare prej 1650 dollarësh për një dhomë të vetme.
Ndërkohë, edhe këto mundësi të kripura po zvogëlohen gjithmonë e më shumë, investimet e shumta nga e gjithë bota e kanë zvogëluar shumë mundësinë e shtëpive në treg, dhe politikat e ndërtimit kanë dështuar të shuajnë urinë e tregut.
Situata u përkeqësua shumë në krizën ekonomike të 2008 dhe pandemia e fundit i dha vulën finale. Shumë kanë humbur burimin e të ardhurave, kanë shitur banesat e tyre dhe nuk arrijnë të blejnë diçka tjetër, dhe detyrohen të flenë në çadra, rulotë ose thjesht në automjetet e tyre. Kriminaliteti është rritur në mënyrë drastike, ndërkohë që Kalifornia është shteti që është varfëruar më shumë në përqindje nga të gjithë shtetet e tjera amerikane.
Ndërkohë, ndryshimet klimatike kanë goditur rëndë Kaliforninë. Zjarret masive kanë rrezikuar jetën e mijëra banorëve, duke shkatërruar po aq banesa dhe sipërmarrje. Temperaturat e larta, të shkaktuara nga ndryshimet globale, por edhe nga prerja e pyjeve tradicionale për t’i lënë hapësirë fermave të dimensioneve të mëdha, nuk premtojnë se situata klimatike do të përmirësohet në të ardhmen. (A2 Televizion)