
Takimin me disa prej profesionistëve në fusha të ndryshme kryedemokrati, Lulzim Basha, e shfrytëzoi për të sjellë në vëmendje prioritetet që ai do të ketë në rast se do të fitojë zgjjdhjet e 25 prillit.
“Do të jetë një qeverisje konservatore me dimension njerëzor”, u shpreh mes të tjerash Basha.
Më tej, kreu demokrat i vijoi takimet elektorale në zonën e Freskut. Teksa bisedonte me disa gra të kësaj zone, Basha tregoi paketën ekonomike me të cilën do t’i vijë në ndihmë të gjithë atyre që punojnë në industrinë e fasonerisë.
Kreu i Partisë Demokratike nënvizoi se paga minimale në fund të mandatit të parë do të arrijë në shifrën 400 euro.
Kryeopozitari iu bëri dhe njëherë thirrje qytetarëve të votojnë numrin 9 për ndryshim. (A2 Televizion)