Komisioni i Ligjeve zhvillon mbledhjen e parë pa Bashkim Finon, përloten socialistët

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 14:40 | Politikë
Komisioni i Ligjeve zhvillon mbledhjen e parë pa Bashkim Finon,

Ndonëse në mungesë, Bashkim Fino ishte edhe një herë protagonist në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, përmes kujtimeve të kolegëve të tij.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve zhvilloi mbledhjen e tij të parë pa Bashkim Finon. Në pamundësi të ceremonialit të një minutë heshtjeje, kolegët e tij kishin përgatitur një video përkujtimore nga veprimtaria e tij në Kuvend.

Ulsi Manja u përpoq të vijonte mbledhjen e Komisionit, por emocionet dhe lotët nuk mundi t’i përmbajë, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve.

Emocionet përfshijnë edhe kolegët e tjerë socialistë. Njësoj si Manja, edhe Vasilika Hysi me Alket Hysenin nuk i mbajtën dot lotët.

Anëtarët e Komisionit miratuan procesverbalin e dy mbledhjeve të fundit, ku të zbardhur kishin edhe qëndrimet e Bashkim Finos, i cili humbi jetën në datë 29 mars, pasi nuk mundi të fitojë betejën me Covid-19.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos