
Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Orjela Nebiaj ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 ku foli për ecurinë e fushatës elektorale.
Pasi tregoi disa nga arsyet që e shtynë atë që përveç televizioni të përfshihet në politikë, Nebiaj shprehu parashikimin e saj për qarkun e Tiranës, ku tha se demokratët do të fitojnë 20 mandate.
“Jemi duke e pritur me shumë dëshirë ndryshimin më 25 prill. Ne trokasim në dyert e qytetarëve i njohim me programin tonë dhe i ftojmë të votojnë më 25 prill. Jam një nga ato kandidate surprizë. Jam në një vend të mirë që më jep dhe mundësinë për të treguar edhe veten. Kam qenë prezente në PD si zëdhënëse, pjesë e Këshillit Kombëtar.
Tani jam krah të rinjve dhe çdo qytetari. Unë jam e bindur që PD do të marrë 20 mandate në Tiranë. Ka qenë një thirrje e brendshme për të qenë pjesë e çështjeve të rëndësishme të vendimmarrjes që kur kam qenë e vogël”, tha Nebiaj. (A2 Televizion)