Vizita e ish-Presidentit të 42-të të SHBA-ve në Shqipëri është një moment historik. Ajo është një vizitë e cila vjen pikërisht në përvjetor të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Clinton është një figurë shumë e njohur dhe e dashur për Kosovën sepse ishte pikërisht ai i cili dha urdhrin për nisjen e bombardimeve në Serbi. Mbrëmjen e djeshme në Tiranë u zhvillua edhe ceremonia e nderimit të Presidentit Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që u pasua nga fjalimi i Presidentit Clinton. Por, sa e rëndësishmë është kjo vizitë në kushtet ku ndodhet Shqiperia dhe rajoni? Cilat janë simbolikat e saj dhe si duhet ta lexojmë? I ftuar në studion e “Dita Jonë” ishte zv/ministri i Jashtëm, Besart Kadia. (A2 Televizion)
Si duhet ta lexojmë vizitën e Bill Klinton në Shqipëri?
