
Teksa ishte në kërkim të golit të barazimit, për të mos humbur brenda 90 minutave, trajneri i Francës, Didier Deshamps, sakrifikoi një mbrojtës për të shtuar lojtarët në sulm dhe mesfushë. “Gjelat” ia arritën të çonin ndeshjen në shtesë, por në minutën e 109-të Messi i ndëshkoi, me një gol të ardhur nga një aksion fantastik, ku pikërisht rreshtimi me 3 mbrojtës nuk qe në gjendje që të ruante portën e paprekur.
Tefik Osmani analizon në murin magjik golin e dytë të Messi-t në finalen e madhe. (A2 Televizion)