Si i shpenzojnë paratë universitetet? Miliona lekë për ngrohje e mobilim, “thërrmija” për kërkimin shkencor

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 16:38 | Aktualitet
Si i shpenzojnë paratë universitetet? Miliona lekë për

Ndonëse në pandemi dhe me mësim online, universitet në vend nuk i kursyen shpenzimet, madje as ato të luksit.

Nga një analizë e kryer nga “Qëndresa Qytetare” shpenzimet e gjashtë universiteteve në vitin akademik 2020-2021 arritën në mbi 4 milionë euro, para këto që vijnë nga tarifat e studentëve dhe buxheti i shtetit.

332 mijë euro për ngrohje ndërkohë që studentët gjendeshin në shtëpitë e tyre, Universiteti Politeknik që shpenzoi 410 mijë euro për mobilim dhe mbi 50 mijë euro për tollona nafte janë vetëm disa nga gjetjet.

E teksa dorën e lëshuan në shpenzime të panevojshme, universitetet u treguan “kursimtarë” në fondet për kërkimin shkencor.

Sipas analizës, Universiteti Politeknik i Tiranës shpenzoi më shumë gjatë vitit të shkuar akademik me mbi 1 milionë euro. Pas tij renditen Universiteti i Durrësit, ai i Elbasanit, Tiranës, Shkodrës dhe në fund renditet ai i Korçës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos