Një 31-vjeçar është shpëtuar pasi qëndroi për 24 orë në ujërat me krokodilë dhe peshkaqenë në një ishull në Torres Strait.
Burri mundi të qëndronte mbi ujë duke u mbajtur pas një cope druri pasi varka me të cilën udhëtonte u fundos. Shpëtimi i tij tashmë është cilësuar si një mrekulli e Krishtlindjeve.
Ai pritej që të mbërrinte Warraber Islet nga ishulli Moa rreth orës 11:00 me orën lokale, por nuk mbërriti kurrë. Zhdukja e tij u raportua tek autoritetet rreth orës 16:00 dhe më pas nisi një operacion shpëtimi nga ajri dhe uji.
Operacioni i shpëtimit u bë edhe më i vështirë për shkak të kushteve jo të favorshme të motit.
Kërkimet vijuan edhe pse shpresat që 31-vjeçari të gjendej i gjallë ishin te paketa pasi ai nuk kishte as jelek shpëtimi.
31-vjeçari mundi të mbijetonte për 24 orë duke ndenjur mbi një copë të varkës me të cilën po udhëtonte duke i shpëtuar kështu jo vetëm mbytjes, por edhe krokodilëve dhe peshkaqenëve. (A2 Televizion)