
Gazetarja e A2CNN, Arestina Skënderi, ka folur në një lidhje live me “Ditari” i orës 19:00, ka bërë një rezyme të asaj se çfarë po ndodh në selinë qendrore të Partisë Demokratike pas vendimit të Apelit për “pronësinë” e PD.
Sipas gazetares Skënderi, Berisha dhe deputetët e tjerë demokratë janë mbledhur në katin e dytë të selisë, teksa janë futur në një mbledhje. Atyre iu është bashkuar edhe grupi i juristëve të këtij grupimi në gjyqin e zhvilluar në Apel.
Ndërkohë, në ambientet e jashtme të selisë janë mbledhur edhe një numër i konsiderueshëm anëtarësh e simpatizantësh të PD që kanë qenë aty prej disa orësh për të pritur vendimin e Gjykatës së Apelit.
“Z. Berisha dhe deputetë të tjerë që janë në katin e dytë të selisë. Pork a edhe simpatizantë të PD që kanë ardhur në seli. Ka mërzitje, ka pakënaqësi nga ana e tyre sa i përket vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit. Edhe përfaqësuesit ligjorë të PD në Apel kanë ardhur në seli dhe janë në mbledhje me z. Berisha.”, u shpreh Arestina Skënderi. (A2 Televizion)