Si po i përgjigjet qeveria shqetësimit të prindërve për kthimin e fëmijëve në shkolla?

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 14:04 | Sociale
Si po i përgjigjet qeveria shqetësimit të prindërve për

Gerti Janaqi, drejtor i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, ishte i ftuar në “Ditari” në A2 për të treguar se si po përgatiten shkollat për nisjen e vitit shkollor në kushte pandemie.

“Kemi kryer sondazhe dhe kemi mbajtur kontakt me vendet e Bashkimit Evropian. Mbi 1000 shkolla do të hapen normalisht, pasi përmbushin protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë. Në këto shkolla nuk do të ketë mësim me turne. 432 shkolla do ta zhvillojnë mësimin me dy turne dhe 183 shkolla do ta zhvillojnë mësimin me 3 turne. Jemi në fazën që ky plan po individualizohet rast pas rasti, ka fleksibilitet në sugjerimet tona që të mos ketë formulë unike, por drejtuesit e shkollave të përcaktojnë formatin e zhvillimit të mësimit”, tha Janaqi.

Në lidhje me mësimin “online”, Janaqi u shpreh: “Janë shpërndarë rreth 5000 tableta falas nga donatorë dhe gjithashtu është përgatitur për transmetim në RTSH, programi për këtë vit shkollor, kështu që ata që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin “online”, mund ta ndjekin në televizor”.

Kur u pyet për furnizimin me ujë në shkolla, Janaqi siguroi se “infrastruktura shkollore është e gatshme për të pritur fëmijët në shkollat me një, dy dhe tre turne”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos