
Mbarështimi i blegtorisë është parë si mundësi për mbajtjen e ekonomisë familjare në pjesën dërrmuese të zonave rurale.
Veçanërisht në zonën e Kukësit, ku bagëtitë njihen për mishin e mirë për shkak të ushqyerjes bio në kullota të pasura malore. Por, duket se ky biznes tanimë nuk arrin të mbulojë as shpenzimet dhe mundin e blegtorëve e aq më pak fitimin.
Në tregun e gjësë së gjallë, blegtorët shprehen se po vahdojnë të merren me bagëtitë sa për të mos ndenjur pa punë.
Pandemia, lëvizjet demografike dhe pamundësia ekonomike duken si shkaqet e rënies së tregtisë së bagëtive. Por, blegtorët në Kukës shprehen se një ndër shkaqet kryesore është edhe futja e bagëtive dhe mishit nga jashtë me çmime të ulëta.
Në pamundësi për të konkurruar me mishin e importit, këta blegtorë shprehen se është vetëm çështje kohe falimentimi i tyre. (A2 Televizion)