Siguria e pushuesve, Rama: Akti kriminal që i uli kokën shtetit, të shërbejë si kambanë alarmi

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 20:30 | Politikë
Siguria e pushuesve, Rama: Akti kriminal që i uli kokën shtetit,

Njësia policore detare do të mbante emrin “Jonada”, vogëlushes që humbi jetën tragjikisht pas përplasjes me skaf nga drejtori i policimit në komunitet, në Drejtorinë e Elbasanit. Sot, kur kjo njësi u formua, familjarët nuk pranuan që ajo të mbajë emrin e vajzës së tyre, por për kryeministrin Edi Rama, kujtimi i saj duhet të shërbejë si motiv i punës.

Një akt kriminal e cilësoi kryeministri veprimin e Arjan Tases një vit më parë, duke i thënë efektivëve të policisë se ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si kambanë alarmi.

Kreu i qeverisë rikujtoi dhe një herë largimet nga radhët e policisë për të gjithë efektivët e korruptuar.

104 punonjës policie janë pjesë e njësisë detare, ndërsa në vijën bregdetare do të patrullojnë 35 “jet ski”. Vëmendje do i kushtohet zonave më të populluara nga turistët dhe pushuesit, por edhe lëvizjes sipas rregullave të motorëve të ujit e barkave.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos