Drejtori Ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij fundjavën e kaluar në Hauai.
Teksa bënte sërf, 36-vjeçari i kishte marrë të gjitha masat për të mos u djegur nga dielli, megjithëse ndoshta e kishte ekzagjeruar pak.
Ai kishte mbuluar krahët, por ajo që binte më shumë në sy ishte fytyra e Mark, ku kishte vendosur krem me shumicë për t'u mbrojtur nga rrezet.
Por kujdesi i tepruar i Zuckerberg ka marrë me mijëra reagime në rrjetet sociale, pjesën më të madhe të të cilave i drejton ai vetë. Memet ishin të pafundme, ndërsa kishte edhe nga ata që shkruanin se Mark kishte marrë këshilla mode nga “Joker”! (A2 Televizion)