
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, tha se edukimi i brezit të ri për sinjalistikën rrugore, por edhe çështje të tjera që lidhen me drejtimin e automjeteve parandalojnë aksidentet dhe shpëtojnë jetë.
Gjatë konferencës së projektit të Bankës Botërore për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore, drejtoresha e Autoritetit Rrugor, Sonila Qato tha se nisma e qeverisë shqiptare për ndërgjegjësimin e qytetarëve është qasje e duhur në parandalimin e aksidenteve.
Qato tha se tani ka filluar dhe auditimi i projekteve të infrastrukturës rrugore.
Për drejtorin e Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, një nga problemet shqetësuse për efektivët është tejkalimi i shpejtësisë.
Nga ana tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim dhe me policinë ka nisur rehabilitimin e njollave të zeza, zona në të cilat kanë ndodhur aksidente me pasoja të rënda. (A2 Televizion)