
Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, është prekur nga Covid-19. Sipas burimeve të A2, Bino ka disa ditë që ka dalë pozitive në testin për koronavirus.
Ajo është e shtruar në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e saj raportohet e mirë.
Bino është pjesë e komitetit teknik të ekspertëve të ngritur për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. (A2 Televizion)