Simboli “Z” i Putinit shfaqet në veri të Kosovës, provokojnë keq serbët

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 11:57 | Kosova

Ndërkohë që tubimet e serbëve po vazhdojnë në veri të vendit, në veturat e Policisë së Kosovës dhe në ato të KFOR-it kanë shënuar shkronjën “Z”, simbolin e Putinit në luftën pushtuese në Ukrainë.

Po ashtu, në mesin e protestuesve serbë sot janë parë edhe persona të maskuar e për të cilët eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se mund të ketë të gatshëm edhe për sulme terroriste.

Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjesëtarëve të institucionit të sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, sot rreth orës 09:00 kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, janë takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Më 26 maj, Policia e Kosovës i ka ndihmuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit për të hyrë në zyrat komunale, me gjithë kundërshtimet e ashpra të disa banorëve serbë vendas, që kanë çuar në përleshje me pjesëtarët e policisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/29/serbet-nuk-mund-te-durojne-me-vucic-kam-frike-nga-konfliktet-e-medha-kurti-enderron-te-jete-zelensky/
https://a2news.com/2023/05/29/njerez-te-maskuar-shfaqen-ne-veri-ekspertet-te-gatshem-per-akte-terroriste/
https://a2news.com/2023/05/29/a2cnn-ne-veri-te-kosoves-gazetari-kasapi-dy-kushtet-e-serbeve-largimi-i-policise-dhe-doreheqja-e-kryetareve-te-komunave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos