Tensionet në Kosovë, ambasadori amerikan thërret kryetarët e komunave të veriut në takim

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 08:33 | Kosova
Tensionet në Kosovë, ambasadori amerikan thërret kryetarët e

Menjëherë pas rindezjes së tensioneve në veri të Kosovës, ka ardhur dhe reagimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.

Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, diplomati amerikan ka ftuar në një takim 4 kryetarët e komunave në Veri.

Takimi pritet të mbahet në orën 09:00 në Prishtinë.

Kryetarët e komunave duket se kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, ku do të jenë të pranishëm dhe ambasadorët e vendeve të Quintit.

Më herët, SHBA-ja dhe BE-ja kanë shprehur shqetësimet e tyre për situatën e krijuar dhe dënuan ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos