Simbolika e Kumanovës, Bedri Elezi: Aty ku nisi, do të përfundojë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 21:00 | Kosova
Simbolika e Kumanovës, Bedri Elezi: Aty ku nisi, do të

Drejtori për Sigurinë në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi komentoi dhe simbolikën e caktimit të Kumanovës si vendin ku do të mbahet dhe raundi tjetër i bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ku sipas të gjitha gjasave do të nënshkruhet dhe marrëveshja për planin franko-gjerman.

Sipas Elezit, në 1999 në Kumanovë u arrit marrëveshja teknike që i hapi rrugën NATO të zbarkojë në Kosovë dhe ai e sheh se në këtë vend do të marr fund çdo gjë duke kuptuar dhe nisjen e procesit për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Në fakt sic e kemi parë dhe më parë këtë dokument nuk shoh ndonjë pikë që është e veçantë. Ajo që më ka bërë përshtypje është që sërish kemi Kumanovën, ku duket se dhe çështja e marrëdhënieve me Serbinë ka referencë Kumanovën. Në 1999 ishte bërë marrëveshja teknike në Kumanovë ku iu dha drita e gjelbër forcave të NATO të zbarkojnë në Kosovë. Nga ana simbolike kujtoj po bëhet e njëjta gjë pasi nga ky vend do të bëhet një tjetër marrëveshje teknike. E vetmja simbolikë është që filloi në Kumanovë dhe do të mbarojë në Kumanovë”, tha Elezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos