
Për rreth një orë e gjysmë, në pikat kufitare të vendit është punuar manualisht, pas rënies së sitemit TIMS.
Pak para orës 23:00 të ditës së martë, sistemi rikthye dhe puna vijoi normalisht në këto pika.
Në 15 korrik, sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS për disa kohë paralizoi punën në pjesën më të madhe të pikave të kalimit kufitar.
Raporti i publikuar nga FBI lidhur me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, tregoi dhe mekanizmin se si hakerat sulmuan sistemin TIMS të policisë. Diçka e tillë është bërë përmes një mënyre, të cilin vetë Microsoft e kishte paralajmëruar një vit më parë, ndërsa shpjegonte dhe se si duhej të mbroheshim.
“Tregohej se si ti me anë të një gabimi në programimin e Windowsit, mund të merrje akses nëpërmjet rrjetit. Microsoft ka lëshuar zgjidhje diku nga korriku. Në rastin e sistemeve në fjalë kjo gjë nuk është bërë”, u shpreh Erion Demiri, ekspert IT. (A2 Televizion)