
Vijon të jetë problematike situata me zjarret në veri të vendit. Në njësinë administrative Qafë-Mali, bashkia Fushë Arrëz zjarri është afruar afër shtëpive në fshatin Armiraj.
Nga ajri është ndërhyrë me një helikopter, ndërsa nga toka po punojne Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkisë, punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor.
Në Majën e Rrunës në Kukës vazhdon vatra me intensitet mesatar. Terreni i thyer malor vështirëson ndërhyrjen nga toka, megjithatë ushtria, zjarrfikësit dhe punonjësit e pushtetit vendor janë duke punuar për izolimin e flakeve.
Zjarri ka përfshirë edhe parkun natyror Korab-Koritnik, e cila është zonë e mbrojtur. Sipas raportimeve flakët janë nën kontroll dhe po mbahen në monitorim nga shërbimi pyjor. (A2 Televizion)