
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në konferencën e fundvitit ka bërë një përmbledhje të ecurisë së ekonomisë gjatë këtij viti. Ajo u shpreh se ekonomia në 11 muaj e parë të vitit ka pasur një ecuri pozitive
“Në 3-mujorin e dytë vendi ynë ka pasur më shumë zhvillim në sektorin e bujqësisë. Një ndër sektorët që ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit tonë ka qenë truizmi. Ndërsa sektori që nuk ka pasur rritje pozitive në krahasim më të tjerët ka qenë industria. Ecuria ekonomike është ndikuar më së shumti nga qarkullimi i të gjithë sektorëve, i cili për 11 muajt e parë të vitit ka rezultuar me një rritje prej 21%. Remitancat kanë pasur një tendencë rritëse gjatë këtij viti, duke u rritur me 9,8 për qind në krahasim me 9-mujorin e një viti më parë. Ka pasur rritje të investimeve të huaja direkte”, u shpreh ministrja.
Ibrahimaj theksoi se pritet që borxhi këtë vit të jetë në nivelin 68,8 për qind. Ministrja theksoi se në muajin nëntor inflacioni total shënoi 7,9 për qind, ndërsa inflacioni i ushqimeve dhe pijeve shënoi 14,7 për qind. Tregu i punës ka shfaqur tendenca rënëse, tha ministri. “Shkalla e papunësinë ka shënuar nivelin më të ulët të viteve të fundit në 10,6 për qind”.
Ministrja u shpreh se ka pasur rritje të pagës minimale. “Niveli i pagave në tremujorin e tretë, paga mesatare ka shënuar 616 013 lekë ose 9,18 % më e lartë në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë”, tha ministrja. (A2 Televizion)