“Të vonuar për rrezikun e emigracionit”, Sulka: Tashmë është kthyer në modë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 21:00 | Ekonomi
“Të vonuar për rrezikun e emigracionit”, Sulka:

Eksperti për tregun e punës Kastriot Sulka deklaroi në emisionin A2 Business se Shqipëria është e vonuar për rrezikun që ka sjellë emigracioni për tregun e punës në vend.

Sipas Sulkës, tashmë emigrimi i të rinjve është kthyer në një modë për ta dhe kjo vihet re dhe tek institucionet që sipas tij po përgatisin njerëz për jashtë, duke sjellë si rast largimin e mjekëve dhe infermierëve të rinj drejt Gjermanisë.

“Përveç tregueseve të rëndësishëm për një person për të emigruar, kontrata, siguria, kushtet e punës, mjedisi. Si janë të ndërtuara marrëdhëniet në punë. Duhet marrë në konsideratë që kemi dhe një problem të madh që është kulturor. Jemi të vonuar për rrezikun e emigracionit. Duhet të ishin marrë masat më herët. Tashmë është kthyer në një farë mode. Tashmë të gjithë të rinjtë mendojnë se duhet të largohen. Edhe institucionet po përgatisin njerëz sipas kësaj mode. Ne përgatisim mjekë për Gjermaninë. Kemi kaluar në një komponent që ka të bëjë me kulturën. Ne jemi aq afër me tregun perëndimor sa çdo lloj rritje e tillë është kollaj që ai ta kuptojë se çfarë ndryshimi ke bërë”, tha Sulka në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos