Situata energjitike në vend, Bejtja: Ndërprerjet bëhen për arsye sigurie

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 21:54 | Ekonomi
Situata energjitike në vend, Bejtja: Ndërprerjet bëhen për

Ilir Bejtja, zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, i ftuar në “A2 Business Week” deklaroi se aktualisht, “ndërprerjet e energjisë vijnë për shkak të sigurisë”.

“Pra, futet uji nëpër kabina dhe kabinat bien në mënyrë automatike. Duhet të vijohet me investime, kabinat të ngrihen mbi ujë, që të mos ndodhë ky fenomen”, theksoi Bejtja.

Kur ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, i kujtoi zv/ministrit se kanë qenë 8 vite qeverisje në dispozicion për investime, Bejtja u përgjigj: “Ka qenë dramë në kohën tuaj, zonja Guxholli. Njerëzit rrinin me pishtarë në dimër, nuk kishin dritë derisa të dilte dielli. Lul Basha doli në kamera me zotërinë që i thonte kemi energji elektrike, ai mundohej që ta bënte të thonte që nuk kishte”.

“Në qarqet me reshje të mëdha, ka pasur ndërprerje energjie për shkak të sigurisë, jo se mungon energjia elektrike. Kemi bërë të mundur furnizimin në unazë, në çdo zonë, që në mos nga një burim, nga tjetri, njerëzit të kenë energji. Sot kemi ndërprerje deri në dy orë maksimalisht, por ka zona ku nuk dërgon dot energji pasi linjat kanë ngrirë. Pritet që pas datës 17 janar të kemi temperatura shumë të ulëta, një acar që nuk është parë që nga viti 1985. Jemi përgatitur që të mos mungojë energjia nga acari”, u shpreh Bejtja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos