All - Paragraf - 1
Vijon të jetë e rëndë situata nga koronavirusi në Itali.
Në 24 orët e fundit, nga 147,725 testime janë konfirmuar 25,271 raste me koronavirus. Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve është Lombardia me 4,777 infektime.
All - Paragraf - 3
Autoritetet shëndetësore njoftuan po ashtu për 356 humbje jetësh, për një total prej 41,750 fatalitetesh.
Fatmirësisht, rreth 10,215 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.
Megjithatë eksperti i lartë i shëndetit, Massimo Galli tregoi se situata në Itali ka dalë jashtë kontrollit. Galli mbështeti idenë e një bllokimi total, teksa në disa spitale kapacitetet janë ezauruar dhe pacientët shtrihen në korridore. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2






