Situata jashtë kontrollit në SHBA, Trump: Mbani maskat

Nga A2 CNN
4 Gusht 2020, 14:15 | Bota
Situata jashtë kontrollit në SHBA, Trump: Mbani maskat

Janë mbi 18,2 milionë rastet e konfirmuar me Covid-19 në të gjithë botën, ndërsa humbjet jetëve I tejkaluan 690 mijë. Sipas të dhënave të përditësuara të universitetit “Johns Hopkins”, mbi 200 mijë raste u shënuan vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Në Shtetet e Bashkuara të infektuarit e rinj ishin mbi 45500, ndërsa viktimat 542. Më shumë se 4,7 milionë amerikanë janë prekur nga koronavirusit deri më tani, ndërsa vdekjet e lidhura me pandeminë janë 155400. Ekspertët shëndetësore paralajmërojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe se tani nuk mjafton vetëm mbajtja e maskës. Përballë parashikimeve të zymta, presidenti amerikan, dikur kritik I maskës, ia këshillon të gjithëve këtë masë, si një akt patriotik. “Patriotët mbajnë maska” shkruan presidenti në një e-mail dërguar mbështetësve të tij.

Me mbi 2,7 milionë të infektuar, Brazili është shteti i dytë më i goditur nga Covid-19 pas Shteteve të Bashkuara. Mbi 16 mijë raste të reja dhe 561 viktima u shënuan gjatë 24 orëve të fundit. Amerika Latine dhe Karaibet kanë kaluar pragun e 5 milionë infektimeve, dhe pandemia u ka marrë jetën gati 200 mijë njerëzve sipas të dhënave zyrtare.

Ndërkaq, India raportoi shifrat më të larta ditore që prej shpërthimit të krizës shëndetësore me më shumë se 50 mijë raste të reja dhe 803 viktima. Në Filipine, mbi 27 milionë qytetarë të Manilës dhe rrethinave u rikthehen izolimit pas rritjes së rasteve me Covid-19.  Shteti australian i Viktorias regjistroi 439 raste të reja dhe 11 viktima, një ditë pasi kryeministri njoftoi izolim 6-javor dhe ndalimin e qarkullimit në kryeqytetin Melburn. Të gjithë ata që do të shkelin kufizimet do të gjobiten me deri në 5 mijë dollarë australianë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos