Situata me pandeminë, Meksika autorizon përdorimin e vaksinës kubane

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 08:28 | Bota
Situata me pandeminë, Meksika autorizon përdorimin e vaksinës

Nisur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, në ditët e fundit, për shkak dhe të qarkullimit të variantit Omicron, Komisioni Federal për Mbrojtjen nga Rreziqet Sanitare në Meksikë autorizoi përdorimin emergjent të vaksinës kubane kundër koronavirusit.

Sipas autoriteteve përgjegjëse, kjo vaksinë e quajtur Abdala përshtatet me rregullat meksikane të sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë.

Një person që vaksinohet me Abdala duhet të marrë 3 doza të ndara me intervale 14-ditore dhe kjo vaksinë duhet të ruhet në temperatura 2-8 gradë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos