Në Itali përjashtohen nga mjetet publike të pavaksinuarit, 200 mijë të infektuar në Francë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 23:35 | Bota
Në Itali përjashtohen nga mjetet publike të pavaksinuarit, 200

Italia përjashton personat e pavaksinuar nga mjetet e transportit publik. Ishte ky një nga vendimet më të rëndësishme të Këshillit të Ministrave të vendit fqinj. Për të përballur rastet gjithmonë e më të mëdha të variantit Omicron.

Ndërkohë, lehtësime ka për të vaksinuarit me dy ose tre doza, që mund të mos bëjnë karantinën në rast kontakti me një të infektuar. Në stadiumet e hapura, kapaciteti do të reduktohet sërish në 50% të totalit.  Në vend, sot u regjistruan 98 mijë raste, shifër rekord kjo,  dhe 136 viktima.

https://a2news.com/2021/12/29/tsunam-rastesh-te-reja-obsh-e-shqetesuar-per-variantet-delta-dhe-omicron/

Ndërkohë në Francë sot u regjistruan më shumë se 200 mijë raste, në Mbretërinë  e Bashkuar 183 mijë që i referohen praktikisht vetëm Anglisë, nga momenti që të dhënat e Skocisë dhe Uellsit mungojnë.

Situata duket e rëndë në Poloni, ku sot u regjistruan 794 viktima, ku prej tyre 75% ishte e pavaksinuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos