“Tsunam rastesh të reja”, OBSH e shqetësuar për variantet Delta dhe Omicron

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 22:54 | Bota
“Tsunam rastesh të reja”, OBSH e shqetësuar për

Kombinimi i varianteve Delta dhe Omicron po çon drejt një “tsunami me raste të reja të Covid-19”. Kështu ka deklaruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ky kërcënim i dyfishtë po e ngarkon dhe do ta ngarkojë edhe më shumë shërbimin spitalor, me mjekët që janë të lodhur tashmë dhe me sistemin shëndetësor në prag kolapsi”, tha kreu i OBSH-së.

https://a2news.com/2021/12/29/koronavirusi-ne-shqiperi-5-te-vdekur-ne-24-oret-e-fundit-dhe-mbi-500-raste-te-reja/

Tedros Adhanom Ghebreyesus kërkoi që në mes të vitit 2022, 70% e popullsisë së botës të jetë e vaksinuar, ndërkohë që pothuajse 100 shtete ende nuk kanë arritur vaksinimin 40% të popullsisë së tyre.

Aktualisht, në botë regjistrohen rreth 900 000 raste të reja çdo ditë me koronavirus. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/29/omicron-pushton-boten-nivele-rekord-infektimesh-500-mije-raste-ne-shba/

A2 CNN Livestream

Latest Videos