
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako reagoi në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut
Çako deklaruar se po punohet intensivisht, por nga ana tjetër u ka bërë thirrje bashkive që të jenë më të përgatitura për të tilla situata.
“Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bashkive që të kenë një plan paraprak për situata të tilla. Bashkitë duhet të jetë të gatshme pa pritur një zgjidhje të të tjerëve”, tha kreu i Emergjencave.
Çako gjithashtu informoi se deri në këto momente janë evakuuar disa familje në Lezhë dhe në Shkodër. (A2 Televizion)