Në një javë, tejkalohen sasitë e reshjeve për të gjithë janarin

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 15:46 | Aktualitet
Në një javë, tejkalohen sasitë e reshjeve për të

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë tejkaluar në pak ditë normat e janarit duke shtuar prurjet në kaskadën e Drinit.

Prurjet maksimale janë në Fierzë me mbi 1700 metër kub në sekondë, të përafërta këto me prurjet e 10 viteve më parë, por deri tani, shkarkimet e pakta dhe rritja e prodhimit të energjisë në HEC-et Koman, Vau i Dejës po bëjnë të mundur mbajtjen e nivelit të Fierzës larg nivelit kritik; aktualisht Fierza është më shumë se 20 m poshtë këtij niveli.

Edhe pse më e keqja e reshjeve ka kaluar, situata në vend është kritike pasi çdo milimetër reshje që mund të shtohet, na ofron me përmbytje të zonave të banuara.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos