Situata në Afganistan, mblidhet Këshilli i Sigurisë: Nuk mund t’i braktisim afganët, pranoni refugjatët

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 19:05 | Bota
Situata në Afganistan, mblidhet Këshilli i Sigurisë: Nuk mund

Situata e krijuar në ditët e fundit në Afganistan, ku talebanët kanë marrë kontrollin e vendit dhe presidenti Ghani u largua nga vendi, ka detyruar Këshillin e Sigurisë në OKB të mbajë një takim emergjent.

Gjatë fjalës së tij, sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres iu bëri thirrje talebanëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të mbrojnë jetët e civilëve të pafajshëm dhe premtoi se OKB nuk do t’i braktisë afganët në këto momente të vështira.

Sipas Guterres, ka raportime të shumta se në Afganistan janë evidentuar shkelje të theksuara të të drejtave të njeriut.

“Jam i shqetësuar në mënyrë të veçantë për shkeljen e të drejtave nga grave dhe vajzave në Afganistan. Ne nuk mund t’i braktisim afganët në këto momente”, tha sekretari.

Guterres i bëri thirrje këshillit që të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion të ushtrojnë presion për të shtypur kërcënimin terrorist në Afganistan dhe kërkoi nga vendet që të pranojnë refugjatët afganë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos