Skena të tmerrshme janë parë sot në aeroportin e Kabulit, kur 3 persona kanë rënë nga avioni ushtarak që ishte në fluturim dhe 5 të tjerë u vranë gjatë trazirave që u shkaktuan nga turma e njerëzve që po mundoheshin të largoheshin nga Afganistani.
Çdo fluturim komercial është pezulluar, duke bërë që qytetarët e dëshpëruar të ngjiteshin nëpër avionët ushtarakë.
Skena të tilla tregojnë situatën tejet të rëndë të krijuar nga menaxhimi i tërheqjes së trupave nga ana e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe rënies së qeverisë afgane.
Kryetarja e partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, e quajti këtë si “dështimin më të madh të NATO-s”. (A2 Televizion)