
Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Presidentit Joe Biden që të “dorëhiqet me turp”, pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave amerikane.
“Ka ardhur koha për Joe Biden që të dorëhiqet me turp për atë që ka lejuar të ndodhë në Afganistan, bashkë me shpërthimin e rasteve të Covid, katastrofën me kufirin, shkatërrimin e pavarësisë energjitike dhe rrënimin e ekonomisë”, u shpreh Trump.
Edhe të premten, Trump kishte shkruar: “Katastrofë tragjike në Afganistan, krimi në nivele rekord, çmimi i naftës në qiell, inflacion në rritje… A po e ndjeni mungesën time?”. (A2 Televizion)