
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Maqedoninë e Veriut vendosi që të mos shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, presidenti Pendarovski deklaroi se reagimi i autoriteteve shëndetësore ndaj Covid-19 është i duhuri dhe janë zbatuar rekomandimet e OBSH-së dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme shpallja e emergjencës.
“Këshilli i Sigurisë Nacionale ka vendosur se momentalisht nuk ka nevojë për të shpallur gjendje krizej në tërë territorin e vendit apo gjendje të jashtëzakonshme për ballafaqim me pandeminë që ka përfshirë vendin. Qasja e shtetit në këtë moment është adekuat ndaj rreziqeve me të cilat ballafaqohemi, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se vendi ynë në mënyrë më adekuate po zbaton masat e rekomanduara”, theksoi presidenti Stevo Pendarovski.
Ndërkohë numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 19, me një rast të ri të zbuluar pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. (A2 Televizion)