Covid-19, dy raste të reja në Maqedoninë e Veriut, rrezikohet ndeshja me Kosovën

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 22:27 | Ballkani
Covid-19, dy raste të reja në Maqedoninë e Veriut, rrezikohet

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut bën me dije se janë regjistruar dy persona të tjerë të prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Dibra që ishin kthyer nga zona e Brescias në Itali disa ditë më parë.

Rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut u shënua më 26 shkurt dhe personi i prekur ishte një grua që po ashtu ishte kthyer nga Italia me një furgon. Autoritetet identifikuan personat që udhëtuan me gruan e infektuar dhe ata janë vendosur në izolim 14 ditor.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndërkohë ka marrë vendimin për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarjet e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk e ka përjashtuar mundësinë që ndeshja e futbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, më 26 mars, të luhet pa tifozë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos