Situata nga përmbytjet, Paloka: Rama të mos bëjë gaztorin, por t’iu vijë në ndihmë banorëve

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 18:29 | Politikë
Situata nga përmbytjet, Paloka: Rama të mos bëjë gaztorin,

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit.

Përmes nënkryetarit Paloka, PD i bën thirrje kryeministrit Rama që të heqë dorë nga propaganda dhe t’iu vijë në ndihmë banorëve të përmbytur, të cilët sipas tij prej 8 vitesh i kanë ndjerë në kurrizin e tyre mashtrimet e kësaj qeverie.

“Për 8 vjet shqiptarët kanë provuar në kurrizin e tyre mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi Ramës që përballë varfërisë dhe pamundësisë në rritje të shqiptarëve ka prodhuar vetëm propagandë. Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e përmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet.

Ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate”, shkruan mes të tjerash Paloka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos