Autoritetet në shtetin amerikan të Kentakit bëjnë me dije se më shumë se 70 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove të fuqishme që goditën vendin.
Guvernatori Andy Beshear deklaroi se numri i viktimave mund të jetë dhe më i lartë dhe i quajti tornado si më të këqijat në historinë e shtetit.
Dhjetëra dyshohet se kanë mbetur të bllokuar brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.
Dëmet materiale janë shumë të mëdha, duke detyruar guvernatorin Beshear të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki. (A2 Televizion)