Situatë e rënduar në Brazil, mbi 66 mijë viktima në një muaj, Bolsonaro: Uria vret më shumë

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 16:27 | Bota
Situatë e rënduar në Brazil, mbi 66 mijë viktima në

Mbi 66 mijë vetë në Brazil humbën jetën si pasojë e Covid-19 në muajin mars, më shumë se dyfishi i viktimave të shënuar muajin e kaluar. Sistemi shëndetësor në vend është prag kolapsit ndërsa rastet vazhdojnë e rriten.

Presidenti Jair Bolsonaro është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra për mënyrën e menaxhimit të krizës, ndërsa një sërë pjesëtarësh të kabinetit të tij dhanë dorëheqjen këtë javë.

E megjithatë ai nuk heq dorë nga qqdnrimi kundër kufizimeve, dhe gjatë një aktiviteti të mërkurën kritikoi masat e ndërmarra nga guvernatore e kryebashkiakë lokalë. Jair Bolsonaro

 “Çdo kush mund të infektohet me virus, cdokush mund të sëmuret rëndë, por uria vret më shumë se virusi vetë. Kemi dy armiq, virusin dhe papunësinë. Është një realitet, e nuk mund ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi.”, u shpreh ai.

Deklarata e Bolsonaros vjen ndërsa vendi shënoi 3800 vdekje të reja dhe mbi 90 mijë raste me koronavirus. Viktimat ditore në Brazil përbëjnë gati çerekun e atyre që shënohen në të gjithë botën.

Ndërkaq,  u emëruan krerët e rinj të ushtrisë, marinës dhe forave ajrore, pas zëvendësimit të atyre që u dorëhoqën në shenjë proteste për shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes. Bolsonaro dhe ministrat e tij u përplasën mbi çështjen e besnikërisë së Forcave të Armatosura, të cilat sipas ministrit të mbrojtjes duheshin orientuar drejt respektimit të Kushtetutës e jo mbështejes së presidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos