
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij ka probleme dhe mungesa në furnizimin me ushqime.
Duke folur në një mbledhje me udhëheqësit e lartë të shtetit komunist, ai tha se “situata me ushqyerjen e njerëzve po bëhet shumë e tensionuar”.
Kim Jong Un nënvizoi se sektori i bujqësisë ka dështuar të përmbushë objektivat e tij të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, që shkaktuan përmbytje. Ka raportime për rritje të çmimeve, teksa mediat shkruajnë se një kilogram babanë në Korenë e Veriut kushton 45 dollarë amerikanë. Shteti komunist ka mbyllur kufijtë për të ndaluar përhapjen e Covid-19.
Kjo ka bërë që tregtia me Kinën, vend tek i cili mbështetet për furnizime me ushqim dhe karburant, të bjerë në nivele tepër të ulëta. Në të njëjtën kohë, Koreja Komuniste përballet dhe me sanksionet ndërkombëtare. (A2 Televizion)