S’ka para për SPAK, Kraja: Shkurtimet e dhunshme të buxhetit cenojnë pavarësinë

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 19:13 | Aktualitet
S’ka para për SPAK, Kraja: Shkurtimet e dhunshme të buxhetit

Institucioni që duhet të luftojë korrupsionin në fondet publike, ankohet për mungesë financimi të mjaftueshëm nga Qeveria. Gjatë shqyrtimit të buxhetit 2023 për SPAK në Komisionin e Ligjeve, Arben Kraja ngriti shqetësimin se nevojat financiare e institucionit të tij jo vetëm nuk plotësohen, por shkurtohen me akt normativ.

“Na është dhënë më pak se sa kemi kërkuar realisht”, deklaroi Kraja në Komision.

Prokuroria e Posaçme është institucionit që duhet të luftojë korrupsionin, fenomen i cili shkakton çdo vit gropa në buxhetin e shtetit, por vetë shtetit nuk ka para për të mbuluar plotësisht nevojat e SPAK, madje ia shkurton ato.

https://a2news.com/2022/10/25/arben-kraja-prokurore-dhe-gjyqtare-te-kercenuar-po-hetojne-dosje-te-rendesishme/

“Në lidhje me shpenzimet operative asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, asnjëherë nuk janë plotësisht të përballueshme dhe nuk ka hapësira buxheti i shtetit për t’i përballuar”, u shpreh Ministria e Financave.

Gjatë shqyrtimi të buxhetit për vitin 2023 për Prokurorinë e Posaçme, titullari Arben Kraja shprehu rezerva për parat e alokuara për institucionin që drejton, madje thotë se qeveria disa herë ia ka marrë ato në mes të vitit.

https://a2news.com/2022/05/24/kraja-i-pergjigjet-deputeteve-ka-korrupsion-dhe-pastrim-parash-por-nuk-mund-ta-luftoj-i-vetem/

“Herë pas here me akt normativ është ndërhyrë në buxhetin e SPAK duke ndërprerë fonde të caktuara. Unë e mirëkuptoj krizën i mirëkuptoj të gjitha. Por duke filluar nga viti 2023 një praktikë e tillë nuk duhet të ndodhë më. Nuk duhet të ketë preje të njëanshme të dhunshme të buxhetit sepse besoj se futet te kufizimet dhe pavarësisht e personelit për të funksionuar”, u shpreh Kraja. 

Justifikimi i maxhorancës për shkurtimin e fondeve, u lidh me situatat e krijuara nga tërmeti dhe pandemia.

“Ndërhyrjet janë bërë atje ku fondet nuk do të realizoheshin...jo për fonde në zbatim e sipër po për fonde që kanë mbetur pezull”, tha Bushka.

Kritikat e kreut të SPAK duket se lëshuan dorën e deputetëve të cilët kërkuan nga Ministria e Financave plotësimin e kërkesave buxhetore të paraqitura nga Kraja.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos