Skadimi i dokumenteve biometrike, reagon Lleshaj: Nxitoni sot, të mos befasoheni nesër!

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 19:27 | Aktualitet
Skadimi i dokumenteve biometrike, reagon Lleshaj: Nxitoni sot, të mos

Me anë të një postimi në “Twitter”, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë sa më parë për kartë identiteti dhe pasaportë, pasi janë në prag skadimi.

Lleshaj shkruan se duhet të nxitojmë sot që të mos befasohemi nesër.

“Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit. Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij”, shkruan Lleshaj në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos