Skandal në Botërorin e skermës, të përfshira një ukrainase dhe një ruse

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 17:58 | Futboll

Ukrainasja Olga Kharlan dhe rusja Anna Smirnova u bënë protagoniste të një skandali në Botërorin e skermës, që po zhvillohet në Itali.

Përballja mes tyre ishte e para mes Ukrainës dhe Rusisë në një sport olimpik “joprofesionist” që kur ka nisur lufta mes dy vendeve. Dueli përfundoi me fitoren e ukrainases, por polemikat shpërthyen pas përfundimit të duelit.

32-vjeçarja nga Ukraina refuzoi t’i shtrëngonte dorën rivales ruse, veprim që sipas rregullores së skermës duhet të ndëshkohet me karton të zi, që do të thotë skualifikim dhe dy muaj pezullim.

https://www.youtube.com/watch?v=MplUbALcD7g

Kështu, skermistja ruse vendosi të mos largohet nga pista duke kërkuar eliminimin e ukrainases dhe vazhdimin në kompeticion. Arbitrat u mblodhën për të marrë një vendim për ukrainasen. Ndërkohë që ata po e diskutonin, Smirnova ulet në mes të pistës dhe sheh sfidat e tjera të Botërorit që zhvillohen në pistën ngjitur. Pamja është e pazakontë, me rusen që pengon zhvillimin e dueleve të tjera në pistën ku është ulur.

Organizatorët e Botërorit vendosën që duelet t’i zhvendosnin në pista të tjera, ndërkohë që rusja vazhdonte të priste skualifikimin e ukrainases edhe pas 50 minutash.

Pas kësaj kohe, arbitrat vendosin që ukrainasja mos të skualifikohet. Kur erdhi momenti i ndeshjes së radhës së ukrainases, as ajo dhe as kundërshtarja bullgare nuk dolën në pistë, kështu që arbitrat vendosën të respektojnë rregulloren dhe ta eliminojnë nga gara.

Pavarësisht kësaj, eliminimi i ruses Smirnova mbetet në fuqi. Rusja dhe ukrainasja mbesin jashtë Botërorit.

Video e plotë: (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=sLA-jWKxmAE

A2 CNN Livestream

Latest Videos