Teuta barazon në miqësore me kombëtaren e Kirgistanit

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 09:26 | Futboll
Teuta barazon në miqësore me kombëtaren e Kirgistanit

Teuta regjistroi barazimin e tretë në fazën përgatitore që po zhvillon në Bullgari. “Djemtë e detit” luajtën përballë kombëtares së Kirgistanit ku 90 minuta përfunduan me rrjeta të paprekura.

Trajneri Diego Longo aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, si dhe mori sinjale pozitive nga përforcimet e merkatos.

Durrsakët do të qëndrojnë në Bullgari deri të dielën, ndërsa do të zhvillojnë dhe një miqësore me Altin Asir, skuadër nga Turkmenistani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos