Chukwueze kryen vizitat mjekësore dhe firmos kontratën me Milanin

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 09:30 | Futboll
Chukwueze kryen vizitat mjekësore dhe firmos kontratën me Milanin

Tashmë është zyrtare! Samuel Chukwueze është goditja e shtatë e kuqezinjve në merkaton e verës.

Sulmuesi anësor kreu me sukses vizitat mjekësore dhe më pas nënshkroi kontratën që do ta lidhë me milanezët deri në vitin 2028.

Kuqezinjtë e blenë për 28 milionë euro, përfshirë këtu dhe bonuset. Ai do të stërvitet i vetëm në Milanello pasi duhet të presë sa skuadra të kthehet nga turneu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse trajneri Stefano Pioli e kërkonte me ngulm ta kishte pjesë të ekipit që në ndeshjet miqësore përtej Atlantikut, sulmuesi nuk mund të udhëtojë për shkak të vonesave burokratike në lidhje me vizën.

Saumel Chukweze do të bëhet një nga lojtarët më të paguar te kuqezinjtë, pasi nigeriani do të marrë  4 milionë euro neto në sezon. Sulmuesi i lindur në vitin 1999, në sezonin e fundit shënoi 13 gola me fanellën e Villarrealin, si dhe dhuroi 11 assit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos