Arsenali “blindon” talentin Saka, 125 mijë paund në javë

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 13:15 | Futboll
Arsenali “blindon” talentin Saka, 125 mijë paund në

Arsenal është gati të blindojë talentin Saka duke i katërfishuar pagën. Aktualisht, 20-vjeçari merr 30 mijë paund në javë. Mirëpo, sipas asaj që raportohet, marrëveshja e re javore mund të shkojë deri në 125 mijë paund, duke i dhënë fund çdo spekulimi për një lëvizje të mundshme në merkaton e verës.

Futbollisti i kombëtares angleze konsiderohet nga tekniku Arteta si një nga talentet me premtues për të ardhmen, kështu që topçinjtë janë treguar të gatshëm të bisedojnë me agjentin e lojtarit, sapo të përfundoi sezoni.

Deri më tani, Saka është aktivizuar në 32 ndeshje në total dhe ka qenë protagonist i 10 golave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos