
Eduard Halimi, ish-anëtar i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN.
Duke folur për skandalin e patronazhistëve, juristi tregoi historinë e vajzës së tij, që vitin e kaluar votoi për herë të parë.
“Vajza ime, që vjet votonte për herë të parë, ishte regjistruar në kompaninë time. Të dhënat e saj dolën, bashkë me patronazhistin. Aty ishte gjithçka, numër telefoni, adresë dhe të gjitha ishin vetëm në një databazë, që ishte e-Albania. Pra, qeveria ka marrë të dhënat e qytetarëve, që ata ia kishin besuar, dhe i ka përdorur për të shantazhuar zgjedhësit. Kjo është bërë edhe për të gjithë anëtarët e sistemit të drejtësisë, përfshi SPAK-un”, deklaroi Halimi.
“Në një kohë që drejtësia duhet të vinte para drejtësisë ata që përdorën të dhënat dhe i morën nga sistemet shtetërore, SPAK-u sekuestroi serverat e medias. Kjo lloj qasjeje i dha zemër partisë në pushtet dhe patronazhistëve për të vijuar me shantazhin ndaj zgjedhësve”, shtoi Halimi. (A2 Televizion)