Prokuroria e Tiranës thotë se ka zbardhur skemën e bërjes publike të të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, si pagat, apo targat e makinave. Për këtë çështje, janë arrestuar 4 persona, dy punonjës të administratës dhe dy persona të tjerë. Sipas Prokurorisë, nuk kemi të bëjmë me hakim të të dhënave, por marrje të tyre nga specialistja e IT e Drejtorisë së Tatimeve, e cila është arrestuar bashkë me një koleg të sajin. (A2 Televizion)
Skandali i publikimit të pagave, 4 të arrestuar. Prokuroria zbardh skemën
