
Sot moti do të jetë i paqëndrueshëm, kthjellime me vranësira dhe reshje të herëpashershme, por në sasi të pakta.
Pjesa e parë e ditës do të ketë reshje kryesisht në veri dhe qendër, ndërsa pasditja dhe mbrëmja, në të gjithë vendin.
Temperaturat mbeten të larta gjatë mëngjesit, por 2°C rënie sjell mesdita.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugor, deri pasdite kur era bëhet mesatare, duke marrë edhe drejtim verior. (A2 Televizion)